Ekonomistët më të mirë të Evropës janë mbledhur së bashku për ti bërë një ekspertizë të veçantë gjendjes akute të euros.
Këta ekonomistë përfaqësojnë rryma të ndryshme të mendimit ekonomik
dhe kauza e mbledhjes së tyre është rënia në konsensus për ardhmërinë e
monedhës së përbashkët evropiane.
Në një shkrim të sajin, websiti “DW” flet mbi masat që mund të ndërmerren nën koncepte novatore ekonomike.
Sipas ekonomistëve në fjalë, reformat nuk duhet të jenë radikale, por strukturore.
Ata tregojnë për median gjermane se për tu zbërthyer nga klisheja
‘një fund me tmerr apo një tmerr pa fund’, duhen ndërmarrë paketa të
menjëhershme nga çdo anëtar i Bashkimit Evropian.
Ekonomistët që konsiderohen plejada e kontinentit të vjetër, nuk janë
dakord me faktin që vendet e jugut të jenë më të ‘rehatshme’, duke qenë
se kriza nuk i ka prekur aq shumë.
Fjalia përfundimtare e tyre që mbyll kapitullin e teorive për një
vënie në jetë të planeve është ‘të shpëtohet euro, por në çastin dhe
mënyrën e duhur’.
No comments:
Post a Comment