Filozofët që përbëjnë elitën e mendimit botëror e konceptojnë kombin si një njësi territoriale joreale, imagjinare.
Duke marrë shkas nga ky përkufizim, lindin pyetjet: Ç’është kombi? Si
lindi? A është një koncept i matshëm racionalisht në rrahje idesh apo
një absurditet mbi të cilin ngrihen bazat e një uniteti njerëzish nën
një flamur të trilluar e pa kurrfarë asocimi?
Kur flitet mbi këtë, nuk duhet folur nga maja e Olimpit, as nuk duhet presionuar për të mos jehuar zëri kundërshtues.
Po e shtroj çështjen më rrafshët, duke qenë në trajtim sa më racional, në mënyrë që të përcjellë argument logjik e jo ndjesor.
Duke përshtjellë kokën me fije të shtendosur arsyeje, po iu sjell
ndërmend një situatë aspak normale, ku një komb në 5 shtete ngjan si një
pemë me degë të thyera.
Incidenti nuk është fizik, as guerril, nuk është ‘luftë’ me armë, as
me artileri, por më keq…është luftë sociale, është shkatërrim idealesh,
është shkatërrim principesh të optikës së vërtetësisë.
Bëhet fjalë për shpërndarjen e teksteve të historisë ndër radhët e
‘dijetarëve të rinj’, e brezit të ri, e gjeneratës që do të përbëjë të
ardhmen e përfaqësimit të një etnie, asaj shqiptare në Maqedoni.
Kombi ynë, porsi çdo gjenezë e çdo kombi tjetër mundet të ketë
‘lindur’ në mes malesh, ashtu siç flasin librat maqedon dhe kjo s’është
aspak fyerje, përkundrazi krenari e pamatë për një origjinë ndër kreshta
vigane.
Kombi ynë, endacak mund të ketë qenë, i vuajtur deri në palcë nga
stërmundimet e plagëve të befasishme të fqinjve, por kurrë askujt nuk
mund ti lejohet të zhgarravisë mbi shpatullat e gjëra të një populli
paqedashës.
Kombi ynë, shoqëria jonë, bindjet tona, nuk mund dhe nuk duhet të
diktohen nga asnjë ideologji areale, promaqedone apo qoftë e një shteti a
kombi tjetër.
Tek gjuha e huaj rreh në therrje ndër gjurmë të tuat, cënon mendësinë
e së ardhmes së një konfiguracioni ‘imagjinar’ të mbërthyer nën një
bërthamë, të bën përshtypje të thellë indinjuese heshtja zyrtare e
bërthamës së shtetit që shërben si shtizë e ombrellës mbarëkombëtare.
Diplomaci e mbidiplomatë mbi shtypjen etnocentrike sociale të etnisë
së saj në emër të një ruajtje kohezioni relatash me ‘fqinjët lindor’ nuk
mund të ketë.
Kombi, që të ketë vlerë emri i tij do fuqi, do guximin e
mospërbaltjes së domenit ‘shtet amë’, në kushtet kur politika
‘fqinjësore’ zhvillohet në mënyrë represive dhe etnocentrike./ MediaLajm.Al
No comments:
Post a Comment