Vajza e liderit fatkeq të Jugosllavisë, Marije Millosheviç shprehet se në Ballkan po ndodhin ndryshime politike, që nxisin krijimin e një Shqipërie të Madhe.
Në një intervistë të sajën për një revistë beogradase, Marija tregon se babai i saj kërkonte të përmbushte ëndërrën jugosllave, ndërsa rrota e historisë tashmë po ndryshon kah shqiptarët.
“Shqipëria e Madhe po merr jetë tashmë. Serbia e Madhe ka pushuar së ekzistuari.” – kanë qenë fjalët e Marijes gjatë intervistës.
Ajo në këtë intervistë ka përmendur edhe ish-kryeministrin shqiptar, i cili citohet të ketë thënë në Samitin e Kretës për vendet e Ballkanit Perëndimor, se Kosova është çështje që i përket Jugosllavisë.
Marija Millosheviç ka mbrojtur babain e saj, i cili sipas kësaj të fundit ka pranuar çdo traktat paqeje që i është paraqitur dhe ka bërë gjithçka konform rregullave që i jepte statusi për të mbajtur gjallë ëndërrën jugosllave.
Ajo madje, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit shprehet mjaft pesimiste lidhur me të ardhmen e shtetit serb, i cili ‘mund të tkurret dhe më tej, pasi në rresht janë Vojvodina dhe Sanxhaku’. 22.08.12
No comments:
Post a Comment