Maqedonia është një shtet shpesh i diskutuar në kuadër rajonal, përgjithësisht në dy aspekte kryesore. Së pari, çështja e emrit e pazgjidhur ende me fqinjin e saj jugor, Greqinë dhe së dyti shteti maqedon ka në përbërje të saj etni të ndryshme ballkanase. Nga njëra anë Bullgaria është e para që pretendon se në këtë shtet nuk ka maqedonas, por në të jetojnë mbi 1.2 milionë bullgarë dhe nga ana tjetër janë shqiptarët, të cilët përbëjnë “opozitën” në popullatë. Kjo situatë ka lindur si shkak i historisë së Ballkanit, ku ky shtet u bë pjesë e Federatës Jugosllave, por pa patur një etni të përcaktuar qartazi. Çështjet janë shumë komplekse dhe kërkojnë një trajnim e diskutim të gjërë për të patur zgjidhje. Shqiptarët në këtë republikë u stisën nga grupe të caktuara sllave, që riformuan një realitet represiv pozicionimi gjeografik. Në vitin 1996, në Ohër u nënshrua një marrëveshje që mban emrin e këtij qyteti. Në bazë të saj, shteti maqedonas iu ka njohur një sërë të drejtash etnive dhe mbi të gjitha ka pranuar se Maqedonia është republikë shumëetnike. Që nga viti 1991 e deri më sot konfliktet ndëretnike nuk kanë munguar kurrë në Maqedoni dhe gjithmonë është luftuar politikisht, por deri edhe në konflikte të armatosura si ai i vitit 2001 në Tanush të Shkupit mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Ky konflikt, mes UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) dhe Forcave të Sigurimit të Maqedonisë lindi për shkak se Marrëveshja e Ohrit nuk po gjente zbatim nga dita në ditë. Mirëpo, sot është lënë pas konflikti me armë dhe politika shqiptare duket se nuk funksionon si duhet në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve brenda konfiguracionit maqedonas. Ata janë ndarë edhe në parime e vizione, ku disa parti politike kërkojnë t’i përmbahen me rigorozitet Marrëveshjes së Ohrit ( PDSH) dhe disa të tjera kërkojnë federalizim brenda për brenda Republikës së Maqedonisë (BDI, Demokracia e Re). Defekt tjetër në politikbërjen shqiptare në Maqedoni, defekt që rrihet edhe nga mendimtarë e politolog në këtë vend, është edhe fakti se partitë shqiptare rivalizojnë njëra-tjetrën dhe jo në tërësi në gjithë politikbërjen e ish-Republikës Jugosllave, ku në pushtet kanë qenë gjithnjë parti sllave. Duke parë të gjithë këtë situatë kaq të ashpër, BE nga ana e saj bën thirrje gjithmonë për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së nënshkruar në Ohër, me qëllim eliminimin e vatrave të nxehta nacionaliste. Për të bërë një rezyme të krejt situatës së shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Maqedoni, sot foli Gafurr Adili, kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar. Duke thënë fjalën e tij për agjencinë INA, Adili u shpreh: “Për dy dekada, që nga udhëheqja e Titos e deri më sot shqiptarët në Perëndim të shtetit maqedon janë dhe vazhdojnë të denigrohen. Më shumë se çdo tjetër, sesa Branko Crvenkovski, Kiro Glikorov apo Luço Gjeorgievski, shqiptarët janë diskretituar më së shumti nga Nikolla Gruevski i VMRO”. Duke folur për gjendjen e shqiptarëve në kuadër të shtetit sllav Adili, gjithnjë duke iu referuar INA-s tha: “Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë as identitet shtetëror e kombëtar ( siç ka Greqia), as gjuhë kombëtare (siç kanë bullgarët) dhe as Kishën e tyre Autoqefale (siç kanë serbët). Partitë politike po zbatojnë politikën kolaboracioniste me moton ‘Përça e sundo’!” Adili shprehet thuajse në një vijë edhe me intelektualë të tjerë shqiptarë, ku lufta e paepur për pushtet ka sjellë ‘luftë’ vëllavrasëse ndër-shqiptare. #26.06.12#
No comments:
Post a Comment