Logoja e 100-vjetorit të Pavarësisë mund të jetë kopjuar nga shteti i Trinidad dhe Tobago, një vend që feston 50-vjetorin e pavarësisë nga kolonizimi britanik.
Shteti në fjalë rezulton të jetë as më pak e as më shumë se një shtet i panjohur në arenën ndërkombëtare, duke patur madje edhe nofkën e një republike bananesh.
Ngjashmëria mes logove është mëse evidente me sy të lirë dhe nëse kemi të bëjmë me plagjiaturë apo jo tashmë iu takon specialistëve të thonë fjalën e tyre.
Në rast se provohet një gjë e tillë, mund të konsiderohet pa frikë si një turp kombëtar i shtetit tonë, që edhe për 100-vjetorin e saj nuk është në gjendje të krijojë qoftë edhe një logo. 16.08.12
No comments:
Post a Comment