Një shkrimtar erudit italian, revolucionar imperator
dhe ideator i fjalës së lirë lehtas me një penë të gjakosur nga kleptokracia,
shkruante disa vargje indinjuese për realitetin, teksa shprehej se dikujt i
drejtohet gishti si komunist sepse besonte se demokracia e vendit të tij është
mëe mirë vetëm se demokracia e Ugandës, sepse besonte se ‘proletarati,
borgjezia, lufta e klasave’ – na çatë trapin.
E, në rrjedhë të kësaj ideologjie do më duhej të
ngjizesha me realitetin shqiptar, një realitet donkishotesk, i mirëpranuar si
zgjidhje politike e parisë, një përrallë e tranzicionit tonë.
Fijet e shkëputura e pa fije kauzale shtet-kombëtare
hulumtoj e i gjej në ‘Publikja shqiptare’, syri më has një realizim politik të
mundshëm, një realizim politik i ashtëquajtur hotian.
Sipas saj, gabimi më i madh i kombasve është vënia e
shenjës së barazisë mes politikës së shtetit dhe pikëpamjeve ideologjike të një
burrë-shteti.
Mirëpo, shtetasit e këtij shteti, në zemër të
Ballkanit, në udhëkryqin më strategjik të Lindjes dhe Perëndimit e besojnë
utopizmin se figura politika dhe diviza politike e ndjekur prej tyre janë
ekuivalente.
Të mos e besosh këtë ndërlidhje, do të të duhej të
hedhësh poshtë filozofin Hegel, që thosh se racionalja është reale dhe realja është
racionale.
Pra, në mënyrë që të vërtetohet politikisht një frazë
e tillë duhet mbrojtur filozofikisht, duhet nënshtruar nga operacioni mental
filozofik.
Nga krejt çka përcolla, dua të nënkuptoj se e vërteta
s’ka këmbë, por një popull me një kulturë dhe civilizim e di, dhe në se mirëpranon
nisur nga konteksti i vlerave të saj, i duhet të dijë se gjarpërit këmbët si
duken, por ka shumë të tilla.
E vërteta do lakuriqësinë, lakuriqësi që flet ndër
sy e oshëtin ndër vesh, pasi nuk mjafton të dish të vërtetën, por mik i saj është
ai që e përcjell me ndershmëri dhe e përcjell atë pa kurrfarë droje.
Nuk ka hapësirë për tu trembur nëse je dikush që je
kundër, jo kundër për kundërshti inercore, por kundër një rendi të parend që
sheh e përjeton çdo ditë.
Kundër një rendi të mbërthyer si mos më keq nga
kauza diametralisht të kundërta nga një lider tek tjetri, nga një platform në
tjetrën, nga një strategji…në asnjë lloj strategjie që del në përfundimin e njëshit
absolut të së drejtës dhe së vërtetës.
Kundër së kundërtës politike, së kundërtës
historike, së kundërtës të pranuar pa kundërshti.
Ndoshta ngjaj rebel, s’po më gjen rehati një pjesë e
vetvetes….në djall shkoftë!
Unë ndoshta ndërthurr dialektika fjalësh pa
strategjisi si mund të dilet nga ky sorqokak, por realisht nuk e disponoj së
paku momentalisht diapazonin për të thënë një ide sesi dilet.
(Arsyeja përse momentalisht nuk e di , se përse unë
nuk arrij ta kuptoj të pakuptueshmen, kur edhe vetë e pakuptueshmja faktikisht
edhe vetë nuk ka kuptim.)
Shqiptarët brenda thellë janë të zgjuar dhe kanë
ditur gjithnjë të dënojnë alternativën e gabuar, por këtë zgjuarsi e kanë
individuale, pa një kohezion në mendim, nga ku si pasojë lind përçarja nga
ideologjia bazë e themelore.
E, si mundet që dikush të mos jetë kundër në një
vend ku më tepër sesa një person që vdes të vjen edhe më keq për dikë që lind.
E, si mundet të mos jetë një shtetas i një Republike
kundër kur demokracia e vendit të tij – ‘të çan trapin!...